Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Suedi një ditë më parë. Vatan Rama nga Kosova vdiq pasi makina e tij u përplas me një kamion.
Sipas policisë, i riu nuk e kishte parë që kamioni që ndodhej para tij kishte frenuar, duke i marrë kështu jetën. Lajmi për vdekjen e të riut u dha nga vetë familjarët.
“Miq, shokë dhe dashamirë ju njoftoj për nipin tonë VATAN RAMA, tragjikisht humbi jetën në një aksident trafiku në Suedi. E lus Allahun të jesh banor i xhenetit nipi jonë, ishe I vetmi djalë në familje, i hasretit, na e këpute shpitin dajë”, ka shkruar daja tij.
Loading...