Portugalia e frikësuar nga covid-19, zgjat pezullimin e fluturimeve me Brazilin dhe Britaninë e Madhe

Situata e covid në botë, ka detyruar Portugalinë që të zgjasë pezullimin e fluturimeve me Brazilin dhe Britaninë e Madhe. Qeveria portugeze ka lajmëruar se kjo do zgjasë deri më 1 mars, me qëllim për të vënë nën kontroll shpërthimin rasteve COVID-19 dhe përhapjen e varianteve të reja të virusit.
Si fillim ky vendim i Portugalisë u mor në fund të janarit, pasi Britania dhe Brazili u cilësuan si dy vendet me numrin më të lartë të të prekurve.

Në lidhje me fluturimet nga Bashkimi Europian dhe zona Shengen, qeveria portugaleze mori vendimin që të mbajë tri kategoritë e saj aktuale të masave deri më 1 mars, në varësi të numrit të rasteve të COVID-19 për 100 000 banorë.

Loading...