Zgjedhjet e 25 prillit, Meta në Sarandë: Mos votoni partitë që ushtrojnë presion mbi ju

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot nga Saranda se zgjedhjet e 25 prillit është dita e demokracisë. Në mbështetje të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, Meta gjeti kohë ti kërkonte qytetarëve që të votojnë kundër partive që u bën presion.
“Nuk do të ketë klimë të rënduar pas 25 prillit por do të ketë klimë të përmirësuar. Pas asaj dite që unë e vlerësoj si referendum e popullit shqiptar për të rivendosur demokracinë dhe për të marrë në duar të tij, fatet e veta dhe familjes së tij. Unë i garantoj të gjithë se askush nuk do të guxojë të prekë votën e një qytetari të Sarandës apo të Shqipërisë. Unë u bëj thirrje të gjithëve të votojnë kundër çdo force politike që u bën presion qytetarëve me vendin e punës apo me format e tjera.

Duhen ndëshkuar ata që përdorin instrumente të pandershme. Të ndëshkohen më ashpër të gjithë ata që ofrojnë para në këmbim të votës sepse dinjiteti i çdo qytetari të Sarandës nuk mund të jetë i barabartë me vlerën e një monedhe”

Loading...