Liroi VIP-at e krimit, lihet në burg gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha

Gjykata Kundër krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe të gjithë të ndaluarit e tjerë.

Gjykata nuk e ka marrë parasysh kërkesën e avokatit se të pandehurës duhet t’i jepet një masë e butë sigurie, për shkak se ka një fëmijë të mitur dhe duhet të kujdeset për babain e saj të sëmurë.

Masa arrest me burg është dhënë dhe për sekretaren e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi dhe mjekun Edvin Prifti.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit dha para dy ditësh njoftimin zyrtar lidhur me megaoperacionin që çoi në pranga 10 persona, përfshirë gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

Burime bnë me dije se gjyqtarja Hoxha në bashkëpunim me disa persona të tjerë, po përgatiteshin që të nxirrnin nga burgu shtetasin Sajmir Petani.
Ky i fundit është i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia vetëm në Maj të 2020-tës, por duket se i rrinte ”ngushtë” burgu i Fushë Krujës, dhe për këtë ka nisur tratativat për korruptimin e gjyqtares Hoxha, e cila është e famshme për lirimin nga burgu të personazheve të njohura të botës së krimit.

Si prova materiale SPAK ka sekuestruar kompjuterat personalë të personave të ndaluar.

Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat e korrupsioni, shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të funksionarëve publikë.

Gjyqtarja Hoxha është bërë e njohur për lirimin nga burgu me procedura të dyshimta të disa personazheve të njohur të botës së krimit si Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Ilir Paja, dhe po ashtu lirimin e Hekuran Billës, i cili do të vritej më vonë në një atentat në Tiranë.

Mjeku Edvin Priftit ka rënë rastësisht në rrjetën e përgjimeve teksa SPAK po mbante nën monitorim sekretaren e gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi, e cila i dha ryshfet mjekut në fjalë për një ndërhrje që do të kryente e ëma e saj.

Loading...