Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare, aktori i njohur, Andon Qesari.
Këtë lajm e ka bërë të ditur djali i tij, Edon Qesari, përmes një postimi në rrjete sociale.
Aktori 78-vjeçar, Andon Qesari u nda nga jeta pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Qesari ka interpretuar shumë role në Teatrin Kombëtar, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”. Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977. Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.