Ish-deputeti Milaim Zeka që është i infektuar me COVID-19 dhe i shtruar në spital ka thënë se nuk po i mundësohet votimi nga ana e KQZ’së.
Zeka ka thënë se organizimi i Komisionit Qendror Zgjedhor është për faqe të zezë.
“Miliona shkojnë për përgatitjen e zgjedhjeve, të njëjta budallallëqe, sa i përket organizimit të KQZ është për faqe të zezë, ata na telefonuan prapë, disa kemi mundur me votu me kusht, kanë mundur të marrin fletvotime, kur një byrokroci përdoret për ta përdhunuar votën e qytetarit ku përmes votës përcaktojmë fatin e vendit tonë atëherë çfarë të presim tjetër”, ka thënë Zeka në klankosova.
Ai është shprehur më tej se voton që nga paslufta dhe kjo do të jetë hera e parë që nuk do të mund të votojë.
“Është hera e parë që nuk do të mund të votoj. Tani jam në spital kam komplikime në frymëmarrje, skam ndonjë shqetësim përpos temeperaturës, apeloj te qytetarët që të mos tallen me COVID-19”, tha ai.