Marselino Sherifi është një 26-vjeçar nga Tirana, emri i të cilit kohët e fundit po lakohet gjithnjë e më shumë në mediat greke, por edhe në ato shqiptare, pasi spikati në një talent show të njohur.
Ai u paraqit në “The Voice of Greece” si këngëtar dhe instrumentist, dhe e fitoi zemrat e jurisë dhe publikut menjëherë.
Marselino ia doli të mbërrinte në gjysmëfinale dhe më pas në finale, falë votave të publikut. Ai është ndër pretendentët kryesorë për çmimin e madh, që është një kontratë me Minos EMI / Universal.
Loading...