Sherri në ndeshjen Bylysi- Laçi fut në telashe lojtarët, çfarë parashikon Kodi i Disiplinës Sportive

Lojtarët që morën pjesë në sherrin në Ballsh, rrezikojnë të dënohen 5 ndeshje deri në 6 muaj. Kujtojmë se lojtari i Laçit, Kirian Nuabueze ishte iniciatori i sherrit, por jo vetëm, ai goditi me grushte më shumë se një kundërshtar.

Kjo situatë, në nenin 47 të KDS, ku parashikohet sjellja e keqe ndaj kundërshtarëve, në pikën c) citohet: “…të paktën 6 muaj për lojë të rëndë, veçanërisht nëse përdoret dhunë fizike, duke shkaktuar dëmtimin e rëndë të lojtarit kundërshtar”.

Ndërsa në pikën e) shkruhet: “…të paktën 5 ndeshje për sulm ose dhunë (goditje me grusht, me bërryl ose me shkelm) ndaj kundërshtarëve ose çdo personi tjetër përveç zyrtarëve të ndeshjes”. Komisioni mund ta interpretojë rastin e Nuabuezes edhe duke iu referuar pikës b), ku citohet: “…të paktën 9 ndeshje për sulm ose dhunë (goditje me grusht, me bërryl ose me shkelm) ndaj kundërshtarëve ose çdo personi tjetër përveç zyrtarëve të ndeshjes”.

Disiplina pritet të dënojë edhe futbollistë të tjerë krahas Nuabuezes e gjithashtu pjesëtarëve të stafeve të ekipeve. Sipas të gjitha gjasave, Komisioni do të marrë një vendim të mërkurën.

Loading...