Talentet shqiptarë që luajnë për skuadrat europiane, kaluan një javë me vlerësime pozitive. “Sofa Score”, faqja e specializuar e statistikave ka renditur 5 legjionarët shqiptarë më të vlerësuar të javës.
Vendin e parë në listën e kësaj faqeje, e mban Arbnor Muçoli, futbollist ne skuadrën e Vejles në Danimarkë. I riu u vlerësua me notën 7.9, pasi dje shënoi një gol.
Vendin e dytë e mban Berat Gjimshiti, i cili ishte një nga më të mirët në triumfin 0-1 ndaj Kaljarit në transfertën. Vijojnë më pas Ajeti dhe Anis Mehmeti, ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në ligën e dytë angleze.
Loading...