Gjiganti amerikan i informatikës, Apple njoftoi sot investime në shumë zona të SHBA-së, mes të cilave edhe krijimin e një kampusi të ri prej një miliard dollarësh në qytetin Austin të Teksasit dhe 10 miliardë të tjera për qendrat e reja të të dhënave.
“Kjo godinë e re fillimisht pritet të ketë 5 000 punonjës, me mundësinë që ta rrisë këtë shifër në 15 000”, sipas një komunikate të kompanisë kaliforniane.
Madje, Apple është shprehur se është në rrugën e duhur për të krijuar deri në vitin 2023 rreth 20 000 vende pune në SHBA, ku aktualisht numëron 90 000 të punësuar, shkruan atsh.
Kompania e “Cupertino” në “Silicon Valley” pritet të investojë gjithashtu në zona të reja në bregun perëndimor amerikan si Siatëll, San Diego dhe në periferi të Los Angelesit.
Qendrat e të dhënave të Apple në SHBA do të marrin për më tepër investime prej 10 miliardë dollarësh në pesë vitet e ardhshme.