Forcat Speciale të Policisë së Burgjeve kanë zbarkuar në burgun e Drenovës pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Burime të sigurta bëjnë me dije se specialistët e DAP kanë ushtruar kontroll tek dhoma ku qëndronte ishe punonjësi i policisë Niko Dervishi, i cili vuan dënimin në këtë burg.
Burimet bëjnë të ditur se në dhomën e Dervishit është gjetur një bidon me raki kunbulle.
Gjithashtu mësohet se Dervishi ka deklaruar se rakinë ja ka dërguar një nga shefat e këtij burgu. Pas sekuestrimit të rakisë nga DAP, Dervishi është dërguar në izolim, ndërsa ngjarja nuk është bërë publike.
Të njëjtat informacione bëjnë me dije se DAP nuk ka kryer kontrolle të mëtejshme duke forcuar bindjen se informacioni, se në dhomën ku ishte i burgosur Niko Dervishi është futur pije alkolike në kundërshtim me ligjin, ka qenë shumë i saktë.