Deputeti socialist Alket Hyseni ka reaguar pas lajmit për ndarjen para kohe nga jeta të PD-së Sarandë Hariz Mema, i cili pësoi sot një infarkt që i mori jetën në moshën 54-vjeçare. Hyseni e cilëson një qytetar të mirë të Sarandës, familjar të shkëlqyer që dha një kontribut të çmuar për qytetin.
“Lajmi i trishtueshëm për humbjen e jetës së z. Hariz Mema
Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik që me politesë dhe shpirt demokratik dha një kontribut të çmuar për qytetin dhe zonën tonë. Marr pjesë në dhimbjen e familjes , të shokëve, miqve, patriotëve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike të Sarandës!”, shkruan Hyseni.
Loading...