Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të kryetarit të Partisë Demokratike në Sarandë.
‘Me hidhërim të madh u informova për vdekjen e dhembshme të Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Sarandës, Hariz Mema, një personalitet i përkushtuar për paqen dhe begatinë e komunitetit.
Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen dhe të gjithë demokratët e Sarandës e mbarë Shqipërisë. Zoti ju dhëntë forcë për përballimin e dhembjes për këtë humbje të pazëvendësueshme!’- shkruan Meta.
Loading...