Grupi i të rinjve sulmon me thikë 31-vjeçarin britanik në rrugë, ndërron jetë tragjikisht babai i dy fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stevenagem Britani. Babai i dy fëmijëve u qëllua me thikë dhe u godit me shkop bejsbolli pranë shtëpisë së motrës së tij, ku u rrëzua në tokë pa ndjenja.

Chris Hewett, 31 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital por u shpall i vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi më 12 shkurt.
“Bota e dy fëmijëve u shkatërrua. Babai i tyre u rrah brutalisht, u vra në rrugë pa një shkak dhe shpjegim”, thuhet në një faqe online ku po mblidhen fonde.

Policia njofton se ka marrë thjesht raportim që një burrë ka marrë plagë me thikë dhe është lënë në tokë pa ndjenja. Autorët dyshohet se e ndoqën për 500 metra nga dyqani deri në shtëpinë e motrës së tij.

Ndonëse me plagë të rënda, ai ia doli t’ia mbathte për të hyrë në shtëpinë e motrës, por e pamundur që të mbijetonte. Për këtë vrasje janë arrestuar tre të rinj të moshës 15, 16 dhe 17-vjeçare dhe një burrë 41 vjeç.

Loading...