Bashkia jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta mësuesja e dalluar e dhjetëra brezave

Ndahet nga jeta mesuesja Lirie Leka, arsimtare e njohur ne zonen e Librazhdit e cila u dha mesim dhjetera e dhjetera brzave.

Lajmi eshte dhene nga Bashkia e Librazhdit me ate ne nje njoftimi ne faqen zyrtare:

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të znj. Lirie Leka, mësueses së brezave të tërë, aktivistes së mirënjohur, sidomos për mbrojtjen e të drejtave të gruas, qytetares së respektuar dhe këshilltares fjalëmbël.

Qytetarët e Librazhdit do ta mbajnë mend portretin dhe personalitetin e saj si Drejtoreshë e shkollës 8- vjeçare të qytetit, si Sekretare e Këshillit Popullor të Rrethit për vite me radhe, si Kryetare e Shoqatës së Gruas, në momente të vështira tranzicioni, si hartuese dhe zbatuese projektesh për zhvillimin rural në ndihmë të bujqësisë, kur bujkut librazhdas, më shumë se kurrë i duhej mbështetje.

Njerëzit në nevojë gjithmonë do ta kujtojnë me mirënjohje përkrahësen e tyre të përkushtuar. Mbarë banorët e Librazhdit do ta kujtojnë me respekt qytetaren model.

Bashkia Librazhd u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve : bashkëshortit të saj, vajzës dhe gjithë të afërmve të familjes Leka.
I përjetshëm qoftë kujtimi i saj!

Loading...