Zbardhet skema e vr asjes së shqiptarit në Islandë, autori e priti në shtëpi, e qëlloi pas shpine dhe në qafë

Mediat islandeze kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e shqiptarit rreth 40-vjeç mesnatën e së shtunës në Reykjavík.

Shqiptari sapo kishte parkuar makinën dhe po hynte në shtëpi në orën 23:57 kur u qëllua me armë. Autori i kishte bërë pritë në prag të shtëpisë duke e qëlluar disa herë.

Shqiptari la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël. Gruaja dhe fëmija i tij ishin në shtëpi kur u qëllua për vdekje jashtë banesës.
Pavarësisht dërgimit me shpejtësi në spital, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. 40-vjeçari identiteti i të cilit nuk publikohet u qëlluan në shpinë dhe qafë me armë zjarri.

Fqinjët e familjes shqiptare që jetonte prej disa vitesh në Reykjavík u shprehën se nuk i kishin dëgjuar krismat. Deri tani janë arrestuar 3 persona, ndërsa një i katërt që dyshohet se ka lidhje me vrasjen ndodhet në paraburgim.

Pista e parë ku po hetohet lidhet me prishjen e pazareve të shqiptarit, pasi sipas medieve ishte i lidhur me botën e krimit në Islandë.

Loading...