Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rethit si dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacioni të koduar “Louse”, ku u godit një grup i cili shpërndante droga të forta në qytetin e Lushnjës. Pas një hetimi 3-mujor të ndjekur me metodat proaktive nga efektivët e Komisariatit të Lushnjës, bën të mundur arrestimi në flagrancë të tre shtetasve:
E.Ç., 34 vjeç banues në Lushnjë, E.Ç., 39 vjeç, banues në Lushnjë, E.K., 38 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e frekuentuara nga personat e lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:
30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Një armë zjarri e tipit pistoletë “Zastava” si dhe një krehër me 8 copë fishekë.
Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. /atsh