Champions League përball sot Juventusin me Porton dhe Sevillën me Dortmund, prapaskenat e ndeshjes

Sonte në Champions League do të luhen dy ndeshje. Bëhet fjalë për përballjen e Juventusit me Porton. “Zonja e vjetër” luan aktin e parë të 1/8 në transfertë kundër Porto-s, që në kampionat i është dorëzuar Sportingut. Synimi i Juventusit është që

ti shkojë deri në fund këtij kompeticioni. I disponueshëm është Kuadrado, Bonucci dhe Artur, ndërsa Kulusevski ka fituar balotazhin me Morata-n në sulm.
Kapiteni i skuadrës, Pirlo ka kërkuar nga skuadra e tij që të bëjë kujdes, pasi sipas tij Porto është një skuadër agresive, e cila në rastin e parë që i jepet mundësia të bën keq.

Ndeshja tjetër është mes Sevillia-s dhe Dortmund. Skuadra spanjolle është brenda objektivit në La Liga, ndërsa Dortmund ka zhgënjyer shumë në Bundesligë, pasi renditet e 6 aktualisht. Sevillia shihet si më favorite, ndërsa të dy skuadrat kanë nga katër mungesa. Spanjollëve të Lopetegui-t i mungojnë Ocampos, Acuna, Navas dhe Rodriguez, ndërsa gjermanëve Vitsel, Burki, Zakadou dhe Piszceck.

Loading...