Tani që Kosova zgjodhi një kryeministër, nuk ndalen thirrjet e ndërkombëtarëve që të vazhdojë sa më shpejt dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë herë ka qenë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon. Ndërsa uron Kosovën për Pavarësinë, ka kërkuar që qeveria mos ta neglizhojë këtë ccështje, sepsepa këtë marrëveshje, nuk ka perspektivë për integrimin në BE.
“Gëzuar ditën e pavarësisë #Kosovë! Ju keni bërë shumë hapa në rrugën e gjatë dhe ajo që është përpara jush nuk është vetëm e lehtë. Por vendi juaj është plot potencial. Paqëndrueshmëria shpesh duket si rregull jo përjashtim, por për shoqërinë do të jetë më i rëndësishëm polarizimi dhe më shumë bashkimi.
Kosova dëshiron të shkojë përpara në rrugën e saj evropiane dhe ka shumë punë përpara. Brenda saj, ju duhet ta luftoni korrupsionin dhe ta ndihmoni ekonominë, por dialogu me Beogradin është diçka që nuk mund ta neglizhoni. Pa një marrëveshje me Serbinë, nuk ka perspektivë për integrimin në BE.
Askush nuk duhet të presë që ka një të ardhme më të mirë përpara pa punë, angazhim dhe madje pa kompromise. Tani ka mundësi të reja, përdorni ato! Dhe sot shijoni pushimet tuaja! Urime Dita e Pavarësisë!”, shkruan Von Cramon në mesazhin e saj të urimit.