Procesi i transformimit nga FSK në Ushtri, ka bërë që gjithë shqiptarët anë e kënd botës të gëzohen. Kjo me vetë faktin, se për një ditë të tillë është ëndërruar qëkur.
E për të festuar për këtë arritje kaq të madhe, ka dalë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Krahas tij janë edhe deputetët Daut Haradinaj e Haxhi Shala.
“Qaste emocionale para formimit të ushtrisë së Kosovë. E përjetova këtë ditë me mikun tim Ramush Haradinaj. Të dashur bashkëluftëtarë Kosovën e bëmë. URIME H.SH”, ka shkruar deputeti Shala krahas fotografisë.
(Balkanweb)
Loading...