Një shqiptar është kapur një ditë më parë nga policia në Britaninë e Madhe, ku rrezikon të deportohet në Shqipëri. Shqiptari kishte hyrë në Britani para gjashtë muajsh ilegalisht me një kamion.
Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari po ngiste një furgon në autostradën A50 në South Derbyshire, kur është spikatur nga policia, pasi kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Shqiptari, raportojnë mediat e huaja, ndodhet në paraburgim ndërsa fugoni është sekuestruar. Mësohet se çështja është dërguar në gjykatë dhe pritet që së shpejti të merret vendimi në lidhje me emigrantin shqiptar.
Loading...