Britania akoma në karantinë, vendimi për hapjen e restoranteve, lokaleve dhe turizmit

Banorët e Britanisë së Madhe vijojnë të jenë të izoluar, për shkak të shifrave rekord të infeksioneve, ndërsa kujtojmë se frika u shtua pas shfaqes së variantit të ri të virusit britanik.
Lidhur me këtë situatë, kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur që dalja nga karantinimi do të bëhet në mënyrë graduale.

Lidhur me lokalet dhe restorantet, mediat britanike shkruajnë që do të vazhdojnë të izoluara, pasi vendimi i marrë nga qeveria, i ka mbyllur, ndërsa mësohet se lockdoëni i këtyre bizneseve do shkojë deri në maj, ndërsa turizmi i brendshëm në korrik. Por ende nuk ka një vendim përfundimtar, pasi vendimet do të merren duke parë situatën.

Loading...