Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës që dy vajzat e Rifat Lalos, një ditë më parë, bënë para QSUT-së, se babai i infektuar me COVID nuk kishte marrë shërbimet e duhura në spitalin Infektiv dhe për pasojë kishte ndërruar jetë.
“Po flasim për dy raste të ndryshme, zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete, njerëzve iu dha informacion gjysmak siç ato dy zonjat që qanë për humbjen e babait te spitali.
QSUT e tha se çfarë kishte ndodhur se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie. Rastet e abuzuesve dhe batakçinje si rasti që vuri prapa hekurave 4 bluza të bardha që mos qofshin fare. Këto njollosin bluzat e bardha.
Të gozhdohen nga balta. Me respekt për njerëzit që kanë dhimbje, mos i ndodhtë kujt. I mirëkuptoj të gjithë ata që çdo fatkeqi ja faturojnë mjekëve, sesa juve që bëni propagandë në funksion të njerit apo tjetrit për të krijuar audiencë.
Punë perfekte nuk ka, çdo punë ka defeket, si njerëz jemi të gabueshëm. Në këtë situatë njerëzit kanë nevojë për të vertëten, për ti dëgjuar të dyja palët më shumë se çdo gjë tjetër.’- tha Rama.