Nëna e Jozefina Topallit humb jetën, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim bën njoftimin prekës

Ndërron jetë nëna e kryetarës së partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli. Kjo e fundit ka njoftuar në Facebook-un e saj lajmin e hidhur.
Topalli njofton se ceremonia do jetë private, për shkak të pandemisë, duke shmangur përhapjen e covid-19

“Të dashtun miq e dashamirës, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmërojnë me dhimbje humbjen e nenës së dashtun. Ngushëllimi më i mirë për ne do të jetë një lutje për shpirtin e Saj. Për shkak të situatës, ceremonia e varrimit do të jetë krejtësisht private. Falenderojmë të gjithë dhe ndjejmë afërsinë tuaj në këtë momente dhimbje për familjen tonë”, shkruan Topalli.

Loading...