‘Nga 1000 në 6000 euro’/ Rama në Vlorë: Të hapet qendra për të rinjtë që do fitojnë nga interneti

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhej në qendrën historike të qytetit të Vlorës, ku po punohet edhe për projektin e transformimit të karabinasë së lashtë të “Sulos” në një qendër inovacioni digjital për të rinjtë.
Rama tha se duhet të nisë procesi për të bërë gati qendrën për të rinjtë për të hyrë në fushën e kodimit ku përmes internetit do fitojnë nga 1000 deri në 6000 euro.

“Do kthehet në objekt publik dhe unë bëra një diskutim të gjatë me arkitekte që të jetë një qendër me disa komponentë dhe një komponentët kryesor të jetë qendra për të gjithë proceset e IT për të rinjtë në mënyrë që të krijojnë rrjetin me bërthamën e nisur në Tiranë, me Korçën që ka avancuar me Vlorën. Kemi një aset fantastik këtu që mund të transformohet. T’i japim mundësi të rinjve të kenë akses në këtë aktivitet dhe të hyjnë në botën e kodimit dhe të gjithë shërbime globale online që pa lëvizur nga Vlora të jenë të punësuar në tregun global dhe të kenë paga që shkojnë nga 1000 mijë euro në vitin e parë deri në 5 dhe 6 në varësi të aftësive. Kjo është e ardhmja për të rinjtë në sensin e punësimit”, u shpreh Kryeministri.

Loading...