Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me procesin e vaksinimit në vend.
Kreu i shtetit thekson se diferencimi klasor është i papranueshëm, duke shtuar se qytetarët duhet të vaksinohen masivisht.
“Qytetarët të vaksinohen masivisht. I papranueshëm ‘diferencimi klasor’,” shkruan Meta.
Pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se disa personalitete të Shqipërisë mbi 80 vjeç do të vaksinohen pa radhë, për shkak të kontributit që kanë dhënë në vend.
Kjo ka shkaktuar polemika, duke qenë se shihet nga shumë persona si një diferencim i padrejtë.
Loading...