Meta i përgjigjet Ramës: Të tmerrohen ata që mendojnë se do bëjnë ‘tërmet’ në zgjedhje

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh të fortë, që vjen fill pas deklaratave të kryeministrit Rama sot në Fier.

Rama ironizoi qëndrimet e presidentit për vaksinimin e personaliteteve, ndrëkohë që ky i fundit ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare mesazhin e dhënë dje para gazetarëve.
“Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!

Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin”, shprehet eta.

Loading...