Njihuni me greken që jeton në Gjirokastër dhe punon në pazarin e qytetin prej një viti

Dhimitra Kolçara është një e re greke që ka zgjedhur për profesion barin dhe emocionin që të fal të qenit krijues në një mjedis që të pëlqen.

Ajo jeton në Shqipëri që prej vitit të kaluar për shkak se i fejuari i saj është nga Gjirokastra.

Shqipëria i ka mësuar shumë në planin që njerëzit janë të ngrohtë dhe miqësorë por edhe e ka befasuar me gjykimin e ndryshëm që sipas saj ka për burrat dhe gratë, gjë që duhet të ndryshojë.

“Unë punoj që kur isha 17 vjeç. Kam punuar në bare duke përgatitur kafe dhe kojtejle, kam shërbyer dhe e kam gjetur veten me diçka që dua ta bëj.
Më pëlqen sepse edhe këtu çdo ditë mund të vesh rrobat e mia më të mira të buzëqesh të bisedoj me njerëz, të jem njeri social dhe të kem konfidencë.Çfarë më bën të fortë? Vetja ime është ajo që më bën të fortë, gjërat tek të cilat besoj më bëjnë të fortë. Kur klientët e pëlqejnë atë që krijoj kjo më motivon dhe më bën të kërkoj për ide të reja.

Unë kam shumë kliente gra dhe vajza por kam parë shumë pak gra në bar ose në shërbim. Më kanë thënë se është diçka që gjykohet për keq këtu. Për burrat nuk është problem por për vajzat po“

Periudha e lodhshme e pandemisë ka ndryshuar shumë sjelljen e njerëzve thotë Dhimitra por edhe vëmendjen dhe ndjeshmërinë e tyre.

“Tani ka masa shtesë dhe çdo gjë mbyllet në orën 8 por do të duhet të bashkëjetojmë me virusin kështu që përpiqem të jem sa më e qetë, të vazhdoj rutinën dhe të kënaqem me atë që ofron ky moment, për më tepër që edhe udhëtimin për tek familja ime në Greqi e kam të vështirë tani”

Dhimitra nuk është e vetmja e huaj që e ka lidhur përditshmërinë dhe punën me një kënd në pazarin e Gjirokastrës. Tashmë disa të rinj të huaj janë pjesë e realitetit të pazarit me bizneset e tyre duke ofruar edhe modele interesante të punës dhe bashkëjetesës.

Loading...