Pashke Fusha nga Shkodra ka ngelur e ve disa vite më parë dhe nuk është gëzuar me fëmijë. Është 60 vjeç dhe jeton në kushte të vështira. “S’di ku të mbytem!”, thotë ajo.
Banesa është e shkatërruar. Në dimër pothuajse nuk vë gjumë në sy.
60 vjecarja tregon kjo shtëpi është e vetmja pasuri ndërsa barkun nuk e mbush dot me 7 mijë lekët e pensionit. Shkon herë pas herë për t’u ushqyer falas në mensën e kishës.
“S’më dalin as për ujë a drita. I paguaj me borxhe. Nuk di ku të shkoj. S’kam as dru për t’u ngrohur asgjë. gjithçka që bien jashtë futet brenda”, thotë ajo.
Ka kaluar dhe Covid-in. “Kur më kapi pandemia më mori motra më shërbeu. Askush si çan kryet për mua. Kam lajmëruar dhe spitalin më thanë rri se je mirë. Ku të ankohem”
Për fatin e saj të mirë e kaloi koronavirusin pa probleme. “Kryetarja e bashkisë më mbylli derën me shkelma”.
Kjo zonjë e vetmuar me sedër është në siklet që kërkoi ndihmë përmes ABC, por e ka parë veten shumë keq këtë dimër. “Është mare të dal unë në televizor e di”.
Kërkon që dikush t’i sigurojë një dhomë të ngrohtë pasi po plaket dhe nuk ka askënd t’i shërbejë./abcnews