Basha: Do përqëndrohemi në përfundimin e rindërtimit pas tërmetit

Krydemokrati Lulzim Basha tha se do të përqëndrohet në zgjidhjet e problemeve me përmbytjet në qytete dhe përfundimin e riparimit të gjitha dëmeve të tërmetit.

“Menjëherë pas zgjedhjeve, unë do të përqendroj të gjithë fuqinë e shtetit në dy detyra të tjera kryesore: zgjidhja e problemeve të përmbytjeve të qyteteve tona dhe përfundimin me shpejtësi i riparimit dhe rehabilitimit të të gjitha dëmeve të tërmetit.

Ne kemi marrë angazhimin e institucioneve prestigjioze që kanë punuar krah për krah me NATO-n dhe Bashkimin Europian për një zgjidhje reale dhe të qëndrueshme të problemit të përmbytjeve në veçanti dhe erozionit dhe ndotjes në tërësi” – tha Basha.

Loading...