‘Fakte tronditëse për kapjen e shtetit’, Meta: I gjithë shteti në këmbë, dhanë Rinasin për një ditë

Presidenti Ilir Meta iu rikthye edhe njehere deklarates se bere diten e sotme ne lidhje me zgjatjen e koncesionit te aeroportit te Rinasit.

Sipas Metes, gjithe shteti eshte mobilizuar ne nje dite per te kopsitur letrat ne sherbim te nje procedure qe kreu i shtetit e cileson si kapje te shtetit.

Reagimi i Presidentit:

Faktet tronditëse të kapjes së shtetit, që publikova sot, lidhur me koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit tregojnë se si është keqpërdorur Kuvendi njëpartiak për të dëmtuar interesin publik dhe kombëtar.

Në një ditë ishte mobilizuar i gjithë shteti (përveç Presidentit të Republikës) për të “mbyllur letrat” në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe procedurave ligjore të domosdoshme për zgjatjen e koncensionit të një ndër aseteve më strategjike të shtetit dhe me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Sa mirë do të ishte të reagonin me kaq nxitim për t’ju shërbyer pa vonesë qytetarëve, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre nga pandemia, nga përmbytjet dhe nga bllokimi i rrugëve nga dëbora.

Loading...