Aksidentohen 39 makina në Rusi, të paktën 10 persona të lënduar

Se paku 39 makina përfshihet në një aksident në Rusi, të paktën 10 persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në Bashkiri të Rusisë.

Mediat e huaja shkruajnë se si pasojë 10 persona janë dëmtuar rëndë.Shkak i aksidentit raportohet se janë bërë erërat e forta dhe vështirësia e shikimit të shoferëve.

Si rezultat i kushteve të vështira klimaterike, tri rrugë deri më tani janë mbyllur, pasi autoritetet kanë vlerësuar se përshkrimi i tyre është me rrezik për shoferët.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat në këtë rajon në ditën në vijim, priten të shkojnë deri në minus 35 gradë celsius.

Loading...