Flori Mumajesit h umb njeriun e shtrenjtë

Nëna e këngëtarit të njohur shqiptar, Flori Mumajesit ka ndërruar jetë. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Top Albania Radio’.

Mësohet se ditën e sotshme nëna e tij, po përcillet për në banesën e fundit.

Kujtojmë se disa ditë më parë Flori është fotografuar në një kafe pranë spitalit ku ishte shtruar nëna e tij, për shkak të problemeve me zemrën.

Disa ditë më parë së bashku me këngëtaren kosovare, Taynën, Flori Mumajesi solli këngën e tij më të fundit Magdalena.

Loading...