Të shtëna me armë zjarri tek ‘Rruga e Elbasanit’, një i plagosur

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, pranë Piramidës.

Raportohet se një person është plagosur me dy plumba dhe është dërguar në spital. Mësohet se i personi që ka qenë shënjestër e atentatit po lëvizte më këmbë, ndërsa autorët dyshohet se lëviznin me makinë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet hetimore dhe procedurale në vendin e ngjarjes, teksa është vënë në ndjekje të autorëve.

Loading...