Ora policore përfundon sot, çfarë do të vendosë qeveria në vijim

Ditën e sotme, sipas dekretit të lëshuar nga qeveria, përfundon afati i orës policore në orën 20:00, në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Deri më tani, asnjë masë e re nuk është vendosur, ndërsa pritet që të mblidhet Komiteti Teknik i Ekpertëve.

Kujotjmë se masa u mor në 10 shkurt, kur komiteti Teknik vendosi të shtrëngojë masat dhe kufizoi lëvizjen prej orës 22.00 duke spostuar orën policore në 20.00 të mbrëmjes, kur do të mbylleshin lokalet, baret, restorantet, marketet dhe cdo shërbim tjetër, masë kjo e vlefshme deri në 26 shkurt.

Fluturimet drejt Britanisë së Madhe vijojnë që të jenë të anuluara, ndërsa në pikat kalimit kufitar tokësor të Kakavijës dhe Kapshticës ndalohet kalimi prej orës 20.00 deri në 6 të mëngjesit. Përtej orës policore qytetarët mund të lëvizim vetem me një lejë të marrë pas aplikimit në e-Albania.

Kujtojmë po ashtu se shkollat e mesme në 10 qytetet të riskut zhvillojnë mësim online për të cilat sot Komiteti pritet të ketë një tjetër vendim. Nga ana tjetër vetë mjekët dhe ekspertët kanë kërkuar publikisht në media vendosjen e fashës orare të kufizimit të lëvizjes në 18.00 të mbrëmjes.

Ndërkohë në 24 orët e fundit ka vijuar të shënohet një numër shumë i lartë i të vdekurve nga covid në vendin tonë. 1021 persona kanë rezultuar të infektuar dhe 19 pacientë kanë humbur jetën .

Loading...