Burrel- Arrestohet i riu , plagosi me thikë 28-vjeçarin

Policia e Matit ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili akuzohet për plagosje me thikë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi
E.K, 27 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas tek “Kryqëzimi i Koliqit”, për motive të dobëta ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup, shtetasit M.I., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokutorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

(m.k/BalkanWeb)

Loading...