Një 24-vjeçare ka rrëfyer periudhën më të vështirë të jetës së saj, kur i dashuri i asëkohe, i publikoi moment intimiteti në rrjete online. E lidhur asëkohe, i dashuri i vet i filmoi duke kryer marrëdhënie seksuale dhe e publikon videon, për tu hakmarrë ndaj saj. Arsyeja sipas vajzës, ishte sepse ajo vendosi që të ndahej me të dhe ai nuk e pranonte këtë vendim.
“Ishte e frikshme që njerëzit mund të arrijnë deri këtu. Kjo më shkatërroi emocionalisht. Kjo do jetë një shenjë që sdo largohet kurrë nga unë”, u shpreh 24-vjeçarja.
Ajo rrëfen se ka shkuar në polici, edhe pse nuk dëshirontr të dilte nga shtëpia. “Urreja veten. Edhe sot e uurej ta shoh veten time në pasqyrë. Më e keqja është se babai im atë periudhë po kurohej nga kanceri. Trauma që kjo gjë solli në familjen tonë, nuk do shërohet dhe nuk do harrohet kurrë”, tha ajo.
Ndërkohë, që e reja tregon se ish- i dashuri i saj u dënua me 4 vite burg.