Zbardhet skema! Dy persona qëlluan Behar Sefën nga makina, i treti i ka vëzhguar të gjitha lëvizjet

Zbardhet skema se si është ekzekutuar Behar Sefa. Mësohet se 65-vjeçari ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin kur në drejtim të tij është qëlluar me dy plumba nga një pistoletë me silenciator. Atentatorët kanë qenë në lëvizje me një automjet me drejtim Rrugën e Elbasanit. Kanë qëlluar dy herë dhe janë larguar.

Një tjetër person dyshohet të ketë kontrolluar lëvizjet e 65-vjeçarit që në momentet që ka dalë nga shtëpia dhe ka lëvizur në drejtim të zonës ku ka ndodhur vrasja. Në afësi të zonës ku ekzekutimi ka ndodhur nuk ka asnjë kamera sigurie për filmimin e momentit të vrasjes, pasi nuk ka biznese në afërsi. Por policia ka sekuestruar shumë pamje të kamerave më larg vendit të ngjarjes për gjurimimin e mjetit.

Loading...