Gazetari Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në ABC zbuloi detaje të tjera tronditëse në lidhje me ekzekutimin mafioz mëngjesin e sotëm në mes të Tiranës të bosit të drogës, Behar Sofia. Hoxha u shpreh se viktima ishte personazhi kyç që mund të zbardhte masakrën e gushtit 2009 ku u vranë 4 oficerë policie në Durrës.
Gazetari tha se Behar Sofia ishte i pranishëm me makinën e tij në vendin e ngjarjes, ku u vranë policët dhe se ishte ai që njoftoi policinë për praninë e Dritan Dajtit, të cilit dyshohet se i ngriti kurth në momentin që po i dorëzonte 400 mijë euro për ta nxjerrë jashtë loje me duart e policisë, por gjithçka përfundoi në tragjedi.
“Në skenën e krimit kemi një “Tuareg” që ishte objektiv i operacionit, e ndezur me derën e pasagjerit hapur, ai (Dritan Dajti) ishte në pritje të dikujt që do të vinte. Dy makinat e operacionales ishin pas, policët që vdiqën dhe një gjë që nuk e thoshte askush, ishte më e frikshme, ky është pengu më i madh në këtë histori. Kush e çoi policinë aty dhe ç’donte në atë moment?
Kjo makinë Benz me targë TR 1638 S është kapur rastësisht nga pamjet dhe vetëm më vonë duke parë me detaje kemi gjetur këtë makinë paralele me “Tuareg”-un e Dritan Dajtit. Policia arrestoi tre vëllezër që kishin një furrë buke, që kishin një makinë me targë të zakonshme, por jo kjo.
Kjo u shfaq aty dhe nuk u pa më. Kjo makinë sipas hetimeve që u bënë më pas rezulton që ka qenë e viktimës së sotme (Behar Sofia) që ka shkuar për të dorëzuar diku te 400 mijë euro (Dritan Dajtit). Njeriu që ia ka dhënë informacionin policisë është pikërisht Behar Sofia.
Policia e fshehu informacionin për Dritan Dajtin. Ky operacion u bë jo me RENEA-n, por me skuadër operacionale dhe patëm ato pasoja që patëm. Ky (Behar Sofia) është një personazh me lidhje të forta brenda policisë. Ky nuk bëri kurth ndaj policisë por Dritan Dajtit.
“Canta me 400 mijë euro”, Artan Hoxha: Cfarë e lidh BeharGjëja që dua të them është që si u zhduk ky Benz? Pse nuk u përfshi? Nuk e di në pronësi të kujt ishte, por u zhduk. Bashkë me të u zhduk edhe shuma e madhe me para. Si prova materiale u fiksuan si sasi 2 mijë euro, që Dritan Dajti i kishte në xhep.
Pse Sofia ndodhej aty? Pse po i dorëzonte këtë shumë? Për cfarë po e dorëzonte? Operacioni aty është bërë kur drejtori i policisë kriminale nuk ka qenë në Shqipëri dhe i policisë Tiranë ka qenë me pushime. Në detyrë ishte vetëm drejtori i policisë së shtetit.
Edhe brenda radhëve të policisë ka pasur klane që janë përplasur. Një operacion për të arrestuar më të kërkuarin përfundoi me katër të vrarë dhe bota e trafikut do të hiqte qafe një konkurrent. Behar Sofia krijon përshtypjen se do të hiqte qafe kundërshtarin e vet duke përdorur policinë, që do ta arrestonte do ta hiqte nga qarkullimi” tha ai.
“Canta me 400 mijë euro”, Artan Hoxha: Cfarë e lidh Behar
Por cilat janë pistat ku po hetohet për vrasjen e sotme?
“Nuk jam marrë shumë sot me pistën, por episodet ku ka qenë i përshirë më parë. Kjo është një ngjarje simbol që tregon çfarë ishte. Lidhjet e tij brenda policisë. Ngjarjen konkrete, Sofinë e quaj personazhin e fundit kyç, që nëse do të ndodhej para drejtësisë do të tregonte deri ku është e korruptuar kupola e policisë.
I vetmi që do ta na tregonte të vërtetën, do të zbërthente cfarë ka ndodhur. Skuadra operacionale (në 2009 në Durrës) shkoi në vendin e ngjarjes me armë të paregjistruara” tha më tej Artan Hoxha.