Kryeministri Edi Rama shkruan në “Facebook” se së shpejti do të japë lajme të mira.
Sipas kryeministrit, bëhet fjalë për luftën kundër koronavirusit, dhe pikërisht te sigurimi i dozave të tjera të vaksinave.
“#ShqipëriaBuzëqesh???? Së shpejti lajme të mira nga fronti i luftës për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave????”, shkruan Rama.
Kujtojmë që kryeministri është shprehur se në javën e parë të marsit do të vaksinohen të gjithë mjekët dhe infermierët në vendin tonë dhe më pas do fillohet me vaksinimin masiv të popullsisë.
Loading...