Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën duke shpërndarë drogëra të forta. Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se shtetasit M. Xh., 34 vjeç dhe L.M., 36 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje, iu bllokuan 423.8 gramë heroinë.
Po ashtu atyre iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi kanabis, 19 tableta metadoni, si edhe fishekë luftarakë.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, të cilët referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.
(ed.me/BalkanWeb)
Loading...