Falenderimi dhe mirënjohja janë virtyte të bukura dhe frymëzuese, që jo të gjithë i kanë. Njihuni me Erich Schwam, 90-vjeçari i cili i ka dhuruar fshatit Chambon-sur-Lignon në Francën jugore 2 milionë euro. Hebreu austriak Erich Schëam i la trashëgiminë e tij qytetit. Banorët e Chambon e strehuan atë kur ishte fëmijë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Schëam vdiq dy muaj më parë dhe në trashëgimin e tij, kishte lënë këtë amanet. Lidhu me këtë veprim, ka reaguar asistentja e Kulturës në bashkinë e qytetit në fjalë. Denise Vallat tha se ky veprim i ka prekur shumë.
“Ajo që duhet të dimë, është se kjo është puna e një jete të tërë. Nuk është një pasuri e trashëguar dhe për ne kjo është shumë e rëndësishme.”, tha ajo.
Schëam, pas luftës u zhvendos në Lyon për të studiuar farmaci dhe më pas u martua atje. Midis 1,500 dhe 4,000 njerëz, hebrenj dhe jo-hebrenj, 30 përqind e të cilëve ishin fëmijë, gjetën strehim në këtë zonë të largët dhe të pyllëzuar prej 500 km katrorë.