Humbi jetën në aksident, 16-vjeçari djali i kreut të njësisë Administrative të Sukthit

I riu 16-vjeçar që humbi jetën në spital pak orë pas aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në Sukth është djali i kryetarit të njësisë administrative të Sukthit Rrapo Osmani, i identifikuar si Flavio Osmani.

Flavio Osmani ka qenë drejtues i automjetit tip “Renault” i cili u përplas një mjet tip “Benz”, ku mbeten te plagosur edhe tre persona.

Policia njoftoi mëngjesin e së dieles se është vënë në pranga drejtuesi i Benz-it, Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Pas hetimeve te para ne lidhje me aksidentin e ndodhur ne Sukth, materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Loading...