Dy persona dhunojnë me shkelma dhe grushta të riun në Vlorë

Tre persona mendohet se janë përplasur fizikisht në një lokal në Vlorë. Dyshohet se dy persona kanë goditur një të tretë i cili po merr mjekim në spital pasi e kanë dhunuar. Sipas informacioneve të para, i riu është dhunuar me shkelma dhe grushta, nuk janë përdorur mjete të forta.

Personi i plagosur po merr mjekim në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më pas do merret në pyetje në komisariat për të kuptuar si ka nisur konflikti i cili dyshoihet të jetë për motive dhe personat që kanë marrë pjesë në të.

Loading...