Kryetari i PD Lulzim Basha pasi arriti marrëveshjen me aleatët për të shkuar në zgjedhje bashkë, pritet të firmosë nesër në orën 10:00 marrëveshjen me Monika Kryemadhin ku përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni pas zgjedhjeve të 25 prillit. Kujtojmë se disa ditë më parë, Basha ka arritur marrëveshjen me 12 partitë aleate për t’u futur së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.
Negociatat kanë qenë të vështira dhe intensive gjatë datës 24 shkurt ndërsa marrëveshja është dorëzuar në KQZ në orën 11:40 të mbrëmjes
Partitë e koalicionit
PD – Lulzim Basha
PR – Fatmir Mediut
PDIU – Shpëtim Idrizi
LZHK – Dashamir Shehi
PBDNJ – Vangjel Dule
PAA – Agron Duka
PDK – Nard Ndoka
FRD – Sali Shehu
Bashkimi Liberal Demokrat – Arjan Starova
Partia Balli Kombëtar Demokrat – Artur Roshi
Partia Bashkimi Demokrat – Ylber Valteri
Partia Lëvizja e Legalitetit – Shpëtim Axhami
Partia Kristjan Semokrate – Dhimitër Myslia