Gazetari për konkurrentët e ‘Për’puthen’: Vuajnë nga një çrregullim mendor

Ana Lleshaj, ish- konkurrentja e “Për’puthen” u përball dje me gazetarin Bledi Mane, pasi ky i fundit i cilësoi ata që shkojnë në këtë emision, si persona me çrregullime mendore.

“Personat që dalin nga Për’puthen janë njerëz me dy personalitete dhe vuajnë nga një çrregullim mendor. Janë vënë para një presioni social, në karakterin e tyre shoh luhatje të mëdha. Dhe Ana dhe Shqipja nxorën në pah një krenari të tepruar. Duhet një psikolog për këta personazhe që marrin pjesë në këto emisione”, tha Bledi Mane.

Pas kësaj deklarate, Ana, reagon e revoltuar: “Kush je ti të na gjykosh? Nuk do rri të të dëgjoj ty, s’kam nerva” dhe largohet nga emisioni.

Debai u bë në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”, ku Ana Lleshi u pyet për një histori të saj personale që nuk e bëri publike asnjëherë. Ajo tha se ka pas dëshirë të flas por tashmë ka krijuar një jetë të re ka një rreth të ri shoqëror dhe nuk dëshiron që askush ta shoh si gjynah.

Loading...