Ashtu siç është bërë traditë tashmë, çdo fillim muaji, astrologia Meri Shehu zbulon në emisionin “Rudina” në Tv Klan, parashikimin e yjeve për secilën nga shenjat e horoskopit.
Meri Shehu renditi shenjat e horoskopit nga ajo më me fat, deri tek ato me më pak fat për muajin Nëntor.
“Nëntori është një nga muajt më pikantë dhe do të mbetet gjatë në mendjen tonë. Shumë ekuilibra që kemi vendosur do t’i rishikojmë. Kemi një ngjarje të rëndësishme sepse ndryshojnë shenjat, marrin pozitivitet shenjat e zjarrit”, tha astrologia.
Renditja e shenjave të horoskopit për muajin ‘Nëntor’, nga më pak e favorizuara deri tek ajo më me fat:
12. Bricjapi-Kanë marrë shumë energji dhe ka ardhur momenti që energjitë që kanë marrë t’i kalojnë në meditim dhe të tërhiqen pak nga skena. Ata që do të kenë probleme me ligjin dhe martesën duhet të jenë të vëmendshëm.
11. Binjakët-Do të kenë një vit me shumë sprova. Njerëzit përballë tyre do të jenë të furishëm dhe me kërkesa të mëdha. Binjakët, ose do të plotësohen, ose do të përjashtohen. Mund të kemi ndarje dhe divorce, si dhe përballje për çështje ligjore. Do jetë një vit i madh sprovash.
10. Gaforrja-Janë në këtë pozicion sepse Nëntori do t’i japë pak stres në lidhje me marrëdhëniet familjare. Do marrin vendime dhe duhet të ndryshojnë punë. Ndjeshmëria e tyre nuk do të jetë e qetë.
9. Virgjëresha-Nuk do të riskojë me vendimet e saj. Edhe ajo që është më mediokre do të futet në një kallup të madh zhvillimi.
8. Demi-Me jupiterin në shigjetar do të futen në një periudhë të rëndësishme të parave dhe detyrimeve. Ky vit do të jetë viti i madh i ndryshimeve ekonomike.
7. Luani-Janë në një periudhë pozitive, por do të kenë vitin më të bukur erotik. Mund të kenë probleme që do të lidhen me fëmijët. Mund të kërkojnë të lindin fëmijë. Është momenti të fillojnë ta shijojnë këtë gjë.
6. Dashi-Ka disa ngatërresa dhe duhet të zgjidhë partneritetet. Dashët do të udhëtojnë dhe do të ndryshojnë partneritete.
5. Ujori-Do të kenë një jetë sociale të mahnitshme. Do të kenë qëllime dhe bashkëpunime me jashtë. Kujdes nga skandalet dhe problemet me shoqërinë.
4. Peshqit-Do të merren me karrierën. Peshqit nuk do të rrezikojnë, sepse jupiteri i ndihmon të futen në ujërat e tyre.
3. Akrepi-Kanë mundësi të ndryshojnë jetën e tyre dhe të merren me ekonominë. Do fillojnë të japin nga intelekti i vet. Të përgatiten për një ndryshim të madh.
2. Shigjetari-Muajin tjetër do të dalin në vendin e parë. Duhet të krijojnë aleancat e duhura. Miqtë do të jenë të rëndësishëm për ta. Do merren me veten, mund të fejohen apo të martohen. Një herë në 12 vjet iu vjen ky fat.
1. Peshorja-Do të merret me çështjet e veta, me look-un, me paratë. Do të rregullohen edhe një herë ekuilibrat. Do të udhëtojnë shumë.