Apeli i miqve të shkrimtares dhe përkthyeses së njohur Mira Meksi për vaksinimin e saj eshte degjuar dhe ajo tashme ka marrë dozën e vaksinës anti-COVID. Per rrjedhoje Meksi mund të vijojë trajtimin e mëtejshëm të sëmundjes së rëndë nga e cila vuan.
Lajmin e mirë e ka bërë me dije vetë Meksi me anë të një postimi në rrjete sociale, e cila falenderon të gjithë për solidaritetin dhe energjinë që ka marrë për të përballuar sëmundjen.
Postimi i Mira Meksit: Miqte e mi, dashamires, jeni aq shume sa nuk jua permend dot emrin. Por zemra ime ju njeh te gjitheve. Me keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, me keni dhene force dhe energji per ta perballuar semundjen.
Ju jam perjetesisht mirenjohes. Ju uroj se pari shendet dhe force njerezore ne keto kohera te zeza! Ka drite ne fund te tunelit! Falenderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manastirliu qe me mundesuan vijimin e trajtimit te metejshem te semundjes! Zoti me ne te gjithë”, shkruan Meksi.
Ajo ka nevoje te kurohet nga nje semundje dhe per rrjedhoje i duhet te udhetoje jashte Shqiperise, por qe kjo te relizohej nevojitej vaksinimi ndaj COVID 19.