‘Për pak ditë martohej’ COVID i merr jetën 27-vjeçares

Një lajm i hidhur jo vetëm për qytetin e Beratit, por për të gjithë vendin. E tmerrshme humbja e jetës në lule të rinisë të një 27-vjeçareje e cila ishte prekur më herët nga Covid-19. Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.

Ika e saj nga kjo botë la pas një boshllëk të madh, dhimbje dhe lot te familjarët dhe gjithë të afërmit e saj, miqtë dhe shoqëria. 27-vjeçarja priste të martohej së shpejti, por virusi vdekjeprurës e ndau nga dashuria e saj dhe gjiri i familjes.

Loading...