Itali, tre shqiptarët arrestohen me 13 kg drogë

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me mbi 5 kilogramë heroinë, 8 kg substanca të tjera, gjysmë kilogramë kokainë dhe 20 mijë euro para kesh.Mediat fqinje shkruajnë se të arrestuarit janë dy burra dhe një grua, të moshës 34 dhe 35 vjeç.

Raportohet se oficerët e Policisë Hekurudhore pikasën një makinë të dyshimtë, në të cilën ishte një çift shqiptar. Ata iu afruan dhe ushtruan kontroll në mjet ku gjetën dhe sekuestruan 1 kg heroinë.
Më pas, policët u zhvendosën për kontroll në banesën e tyre, një apartament i vendosur në Rho. Me të vajtur në banesë ata gjetën edhe një tjetër shtetas shqiptar, të cilit iu gjetën mbi 4 kg heroinë, rreth gjysmë kilogram kokainë dhe 8 kg substanca të tjera.

Po ashtu u sekuestruan edhe rreth 20,000 euro kesh, peshore precize, materiale paketimi dhe telefona celularë të ndryshëm.

Loading...